You are here
Home > Kombëtarja > Malta e vogël përpara Shqipërisë, dy përmbysje dhe Hebaj që jep spektakël në tokën e tij

Malta e vogël përpara Shqipërisë, dy përmbysje dhe Hebaj që jep spektakël në tokën e tij

Shqipëria e ka zhvilluar takimin e sotëm ndaj Maltës, sa i përket 21-vjeçarëve në “Loro Boriçi”. Kuqezinjtë e kanë mundur këtë kundërshtar me rezultatin 2-0 përpara pak ditësh, ndërsa këtë herë kanë fituar në shifrat 3-2.

Goli i parë për kuqezinjtë ka ardhur menjëherë në minutën e 12-të, teksa Shefit Shefiti e ka dërguar menjëherë topin në rrjetë. Ndeshja e dytë kjo për futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa cilësohet si e ardhmja e Kombëtares. Ndërkohë që këto fitore i bëjnë mirë kuqezinjve të vegjël, për të rritur moralin e tyre pas një serie rezultatesh aspak të mira.

E megjithatë për të arritur deri këtu do të kishte punë, sepse pas një gabimi të qendrës së mbrojtjes, Brinkat nuk e kishte të vështirë të dërgojë topin në rrjetë i vetëm përballë portierit. Kjo histori është përsëritur edhe në pjesën e dytë, teksa një gabim në prapavijë dhe i njëjti autor që dërgon topin në rrjetë, duke përmbysur gjithçka.Por shija e fitores do të zgjaste pak për miqtë, pasi Hebaj ka rikthyer barazpeshën nga pika e bardhë.

I njëjti autor te kuqezinjtë, futbollisti i Partizanit do të shfrentonte fantazinë në minutën e fundit, teksa me parabël ka kaluar portierin e Maltës për të shënuar golin e fitores, ndërsa kundërshtarët janë shumë të vegjël për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top