
Shqipëria U19 do të luajë ndeshjet e para për fazën kualifikuese në Europiann për 19 vjeçarët. Kuqezinjtë janë në grup me skuadrat si Slovakia, Ukraina dhe Norvegjia. Në gumbullimin e tyre tek ambjentet e “Tropikal” në qytetin e Durrësit kanë dalë në konferencë për shtyp dy lojtarë pjesë të U19 të Kmobëtares, Mala portjeri i Partizanit dhe Çelhaka mesfushori që është pjesë e Tiranës.
Portjeri i grupmoshave të Partizanit, Mala, është shprehu shumë optimist për fillimin e fazës kualifikuese për Europianin e 19 vjeçarëve dhe se pika e fortë e Shqipërisë U19 është fryma e grupit.
“Grumbullimi po ecën shumë mirë, me pjesën më të madhe të grupit njihemi, pasi u bë disa kohë që grumbullohemi, jemi të harmonizuar me njëri-tjetrin, ne jemi shumë shokë, marrëdhënia jashtë fushe ndikon shumë edhe brenda fushës së blertë. Ky fakt do na ndihmojë të ecim përpara. Shpresoj me grupin që kemi është një grup me cilësi e aq më tepër që ndeshjet do ti zhvillojmë në Shqipëri, besoj duhet ta shfrytëzojmë e sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe besoj do ia dalim. Ekipet kundërshtare kanë kualitet por me impenjimin maksimal mund t’ia dalim”.u shpreh porjeri Mala.
Gjithashtu bashë me të ishte edhe mesfusori i Tiranës, Jurgen Çelhaka, tregon që pritshmëritë janë të mëdha edhe kanë kohë që e njohin njëri tjetrin. Gjthashtu ai tregoi se në këtë grup çelsi i suksesit është stërvitja intensive.
“Me të gjithë shokët e skuadrës njihemi edhe më përpara pasi kemi pasur disa grumbullime me Kombëtaren U-19 dhe mendoj se jemi një grup solid dhe shpresoj të ecim sa më shumë përpara. Duhet të mendojmë të stërvitemi sa më mirë pasi dhe pritshmëritë i kemi të mëdha. Ne luajmë në shtëpinë tonë pavarësisht që kundërshtarët janë të fortë, do të bëjmë maksimumin”. Perfundoi Çelhaka.
Kuqezinjtë e startojnë këto eleminatore me ndeshjen e parë që luajnë kundër Ukraninës në datë 10 tetor, në Ukrainë. Brënda gjashtë ditësh djemtë 19 vjeçarë të Erion Bogdanit, do të luajnë 3 ndeshje në total, ku pas Ukrainës do të udhëtojnë në Slovaki dhe më pas presin Norvegjinë në Shqipëri./Shqipëria.ch/