You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Magani bën vlerësimin në Kosovë: Me futbollistët jemi të gjithë shqiptarë, por ndryshojnë opinionistët

Magani bën vlerësimin në Kosovë: Me futbollistët jemi të gjithë shqiptarë, por ndryshojnë opinionistët

Shqipëria dhe Kosova kanë një bashkëpunim prodhues edhe në botën e futbollit, pasi fundja flasim për të njëjtën trevë. Tashmë është kthyer në një traditë, teksa shumë futbollistë dhe trajnerë nga Shqipëria, ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë, apo edhe e kundërta.

Artur Magani është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin kosovar, ku ditën e sotme ai ka dhënë një intervistë për të përditshmen “Epokën e Re”.  Magani ka komentuar edhe reagimet apo sjelljet e opinionistëve shqiptarë të Kosovës në drejtim te trajnerëve me origjinë nga Shqipëria. Ai tregon se nga opinionistët kanë një sjellje të ashpër kundrejt këtyre trajnerëve.

“Për të mirë do ta veçoja sjelljen e futbollistëve të Kosovës karshi neve që jemi nga Shqipëria edhe pse jemi të gjithë shqiptarë. Ndërsa për të keq, ndoshta gabohem, por analistët e Kosovës i sulmojnë pa të drejtë trajnerët shqiptarë që kanë ardhur në Kosovë”, u shpreh sulmuesi Artur Magani, që ka babain e tij si trajner në Kosovë, Gugash Maganin./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply