Lojtari me origjinë shqiptare që luan me ekipin e Bayern Mynihut, Meritan Shabani, do të rikthehet në fushën e blertë për të treguar vlerat e tij pas 24 orëve. Shabani është grumbulluar me ekipin e U-19 te Bayernit, që do të luaj ditën e nesërme kundër portugezve të Benfikës, për “Youth League” U-19.
Talenti shqiptar do e nis si titullar këtë takim, pasi për ekipin e U-19 të Bayernit të Mynihut, është një sfidë tepër delikate, nga ku gjermanët pretendojnë fitoren. Për këtë arsye ata kanë grumbulluar edhe Meritan Shabanin, për të qenë me potencial të plotë.
Sfida midis Benfikës U-19 dhe Bayern U-19 luhet ditën e nesërme në orën 14:00. Kjo ndeshje është e vlefshme per fazën e grupeve të “Youth League” U-19. /Shqipëria.ch/