
Loret Sadiku është ndoshta rasti më i pazakontë i futbollistëve që supozohej t’i bashkoheshin Shqipërisë. Ky i fundit ka vendosur të mos i bashkohet Panuçit pas dërgimit të ftesës, ndërsa kjo nuk është hera e parë për të.
Këtë gjë e ka bërë dy herë më parë me De Biazin, e për këtë shërbejnë si provë fjalët e Alban Bushit.
“Po, Loreti nuk mund të vijë dot për ndeshjen me Armeninë, pasi është i dëmtuar. Për mua kjo është disi e dyshimtë, sepse ai vetëm një ditë më parë kishte zhvilluar ndeshje dhe ishte në gjendje shumë të mirë. Gjithsesi, jam disi i zhgënjyer nga lojtari, sepse është hera e dytë që refuzon ftesën e trajnerit De Biazi, ndërkohë që ne kemi luftuar me mish e me shpirt që ai të pajiset sa më shpejt me dokumente shqiptare”, do të shprehej disa kohë më parë Alban Bushi për “Panorama Sport”.
Por përse kjo ndjenjë e këtij futbollisti, që nuk e lidh asgjë me Shqipërinë? Edhe dëshira për t’iu bashkuar Kosovës, lindi në një situatë spontane, pasi Suedia nuk i hapi derën e kërkuar prej tij./Shqiperia.ch/