You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lucesku paralajmëron të tijët: Shqipëria është si Turqia, mos e nxirrni nga gara e kualifikimit

Lucesku paralajmëron të tijët: Shqipëria është si Turqia, mos e nxirrni nga gara e kualifikimit

Sipas shortit të hedhur në Dublin në ditën e sotme, Shqipëria do të ketë në grup Francën, Islandën, Turqinë, Andorrën dhe Moldavinë. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht përsëritjen e suksesit si në Europianin e shkuar.

Këtë e ka të qartë edhe trajneri i Turqisë, Lucesku. Dikur ka humbur nga Shqipëria e Panuçit me rezultatin 2-3, e për këtë gjë kërkon edhe vëmendjen e futbollistëve të tij. Në një intervistë për mediat turke, Lucesku ka theksuar faktin se kombëtarja shqiptare po bën disa ndërrime të lojtarëve, ashtu si edhe Turqia.

“Po fillojmë një turne të ri dhe duhet t’i motivojmë lojtarët duke krijuar një atmosferë ndryshe. Po përpiqemi të bëjmë një ekip të ri. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për ne. Ne sjellim të luajnë së bashku lojtarë me stile të ndryshme të lojës. Shqipëria po bën të njëjtën gjë si ne.

Ekzistojnë 8-9 lojtarë prej tyre që luajnë në Itali. Liga italiane është shumë e fortë dhe kjo duhet të merret parasysh për të mos i nxjerrë nga gara e kualifikimit. Të gjitha ndeshjet duhet të luhen në të njëjtin nivel si ndaj Francës, Islandës dhe Shqipërinë”, u shpreh Lucesku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top