You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Luan njëherë në katër vite, “modestia” e Januzajt: Meritojë më shumë se Sociedad!

Luan njëherë në katër vite, “modestia” e Januzajt: Meritojë më shumë se Sociedad!

Rasti i Adnan Januzajt është padyshim një nga më të veçantët në Europë. Futbollisti me origjinë shqiptare merr gjithmonë vëmendjen e mediave europiane, njëherë në katër vite, kur luhet Botërori.

Januzaj arrin të shënojë dhe të gjithë janë pas tij. Faktikisht e çuditshme është sesi ky lojtar vazhdon të marrë pjesë me Belgjikën, pasi dëmtimet nuk po e lënë të qetë për të vazhduar karrierën normalisht në nivel klubi. E njëjta gjë po ndodh edhe me Sociedadin, teksa mesfushori shqiptar nuk po merr minutat e nevojshme. Gjithsesi, në një prononcim për “Marca”, Januzaj nuk heq dorë, duke thënë se meriton edhe më shumë se Sociedadi.

“E di që kam aftësi për të luajtur edhe në një skuadër tjetër më të mirë, por Sociedadi është një vend i duhur. Po e shijoj jetën këtu, megjithëse kam pasur disa muaj me lëndime. Tani po mundohem ta lë mbrapa këtë pjesë dhe të rris nivelin tim të lojës. Jam pjekur si lojtar dhe kam aftësi edhe për më shumë”, u shpreh Januzaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply