Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç.
Jo më kot, pasi për të ka vlerësime të mëdha dhe shihet si një lojtar me shumë prespektivë. Menjëherë do të arrinte të realizonte në atë barazim emocionues të Shqipërisë së Bushit në transfertën ndaj Turqisë, që u mbyll në shifrat 2-2.
Ndërkohë një surprizë ka ardhur nga trajneri i Olimpiakosit të parë, Pedro Martins. Portugezi në kushtet e një emergjence në sulm, i ka besuar një vend në listën e lojtarëve Emiliano Bullarit. Flitet për përballjen e sotme ndaj Arsenalit, atje ku talenti shqiptar do të ndajë fushën me yje si Ozil dhe Aubameyang.
Por kush është Emiliano Bullari? Media greke “Sport24.gr” jep edhe disa përshkrime më në detaje për tifozët grekë, që mund të shohin sot në fushë një lojtar që e kanë dëgjuar pak, pasi vjen nga akademia e Olimpiakosit.
“Sulmuesi 18-vjeçar ka lindur në Greqi me prindër që ishin emigrant shqiptarë. Kjo është hera e parë që Bullarin e thërret një detyrë për t’u mbyllur në Europë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo nuk ishte rastësi pasi trajneri Martins e ka marrë edhe më parë në stërvitje.
Gjatësia e tij është 1.90 cm, një imitim i Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa pseudonimi i tij në ekipin e të rinjëve është “Demi i kuq”, “Red Bull”. Pasi i tillë është në elementet e forcës, tipar kryesor i lojës së tij, si një dem. Është lojtar me potencial të madh dhe në moshën 16-vjeç u bë lojtari më i ri që kthehej si profesionist në histori. E gjithë kjo është një rezultat i punës së tij të vështirë ndër vite, e cila më pas i ka sjellë Martins besimin”, shkruhet në median greke.