
Fatos Beqiraj është futbollisti shqiptar që aktivizohet me Makabi Netanjan në Izrael, së bashku me Jahmir Hyka. Diferenca mes këtyre lojtarëve është se Beqiraj përfaqëson Malin e Zi, ndryshe nga sulmuesi shtatshkurtër.
Madje pas disa ditësh do të ketë edhe një ndeshje shumë të veçantë, sepse do të ketë përballë Kosovën. Por një intervistë dhënë për mediat e Malit të Zi, Beqiraj do të shprehej se do të jap gjithçka nga vetja, për t’i mposhtur dardanët.
Por një detaj vërtet i veçantë dhe i pa publikuar më herët, është se në rastet kur Beqiraj ka qënë kapiteni i Netanjas në Izrael, shiriti i tij ishte në ngjyrat kuqezi që ngjasonin me ato të flamurit shqiptar. “Shqiperia.ch” ka kontaktuar me disa prej mediave izraelite, por asnjëra prej tyre nuk ishte në dijeni rreth kësaj çështje sa i përket shiritit të kapitenit. /Shqiperia.ch/