
Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë jashtë trevave tona janë të shumtë, për vetë historinë dhe mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet në vendin tonë. Beteja e rradhës për Shqipërinë, duket të jetë ajo për Rilind Nivokazin.
Sulmuesi i lindur në Perugia, deri tani ka luajtur për shumë nga grupmoshat e Italisë. Për ta filluar nga Italia U-16, e deri te ajo U-19. Dy gola ka realizuar me fanellën azurre futbollisti shqiptar, që premton shumë me të ardhmen e tij.
Lojtari 18-vjeçar është gjithashtu pjesë e të rinjëve të Atalantës, ndërsa shquhet për nuhatjen e madhe përpara portës kundërshtare. Sigurisht, është e vështirë që të afrohesh kualitete të tilla te kuqezinjtë, kjo për vetë dëshirën e futbollistëve, por këtë herë shpresohet që Nivokazi të ndryshojë nga rastet që ne jemi mësuar e t’i bashkohet Shqipërisë. /Shqiperia.ch/