Shkodran Mustafi vazhdon të jetë futbollisti më i urryer për tifozët e Arsenalit. Sa herë që një gabim ndodh dhe një gol pësohet nga skuadra angleze, ndërsa Mustafi gjendet në fushë, atëherë faji bie mbi mbrojtësin shqiptar.
Kjo ndodhi edhe ndaj Barcelonës në miqësore, atje ku rezultati përfundoi 2-1 në favor të katalanasve. Mustafi u aktivizua në minutën e 86, ndërsa vetëm disa minuta më vonë do të vinte edhe realizimi i Luis Suarezit.
Në reagimet e marra të tifozëve të Arsenalit pas ndeshjes, menjëherë përgjegjësia bie mbi një lojtar të vetëm: “Mustafi e dreqos fare. Nuk di të mbroj, nuk di të luaj, nuk di të godas, përse duhet të jetë ende në ekip? Përse kërkojnë 40 milionë për Mustafin?”, ishte pyetja e ngritur nga tifozi.
Ndërkohë gazetari kërkon më shumë shpjegime mbi këtë rast, duke e pyetur tifozin se përse faji bie gjithmonë te i njëjti futbollist: “Po sepse Mustafi është shumë keq, vërtet shumë keq”. /Shqiperia.ch/
“WHY IS MUSTAFI STILL AT THE CLUB?!” This Arsenal is very angry with Shkodran Mustafi for his marking on the 2nd goal for Barcelona! Will Mustafi leave the club this season?#Arsenal #Barcelona #Mustafi #AFC #AFTV
Full Video – https://t.co/jhL88FZNdf pic.twitter.com/Fl5zkGjM9F
— AFTV (@AFTVMedia) August 4, 2019