Riad Krasniqi është thirrur nga Shqipëria U-19, sa i përket grumbullimit që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji. Njoftimi ka ardhur nga vetë faqa zyrtare e Interit, që tregon për bashkimin e këtij sulmuesi me kuqezinjtë.
Lojtari 18-vjeçar është pjesë e Interit U-19, teksa në 24 ndeshje të zhvilluara së fundmi, ka arritur të realizoj 7 gola. Më parë Krasniqi ka qënë pjesë edhe te Kosova U-19, e drejtuar nga Ramiz Krasniqi.
“Riad Krasniqi, sulmuesi ‘Nerazzurro’ i lindur në vitin 2001, është ftuar nga Shqipëria U-19 për grumbullimin që do të mbahet më 27 e 28 qershor në Shqpëri”, shkruhet në faqen e zikaltërve. /Shqiperia.ch/