
Në lot dëshpërimi shpërtheu Myrto Uzuni, pasi gjyqtari i takimit në Lokomotivë Zagreb-Rijeka, i nxorri kartonin e kuq pas një ndërhyrje të gabuar të shqiptarit. Aspak e pritshme për të, e kurrsesi nuk mund të largohej lehtësisht nga fusha.
Një dhimbje e madhe e ndierë, pasi për të arritur në këtë pikë, Uzuni e di më së miri sesa peripeci ka kaluar. Tani është momenti që lotët e dëshpërimit, të kthehen në lot gëzimi, ndaj të njëjtit kundërshtar. Rijeka do të ndeshet sërish ndaj Zagrebit, vetëm se këtë herë në shtëpi dhe ndeshja do të jetë e vlefshme për kampionat.
Të pathyeshëm duken kundërshtarët e Uzunit, që në 7 ndeshjet e fundit kanë vetëm fitore. Megjithatë, duke parë ndeshjen e fundit, thesari i Shqipërisë do të ketë një motiv më shumë për të dhënë më të mirën e në një rast të tillë, fitorja vjen më afër për Lokomotivën e Zagrebit. /Shqiperia.ch/