
Shkodran Mustafi ka vendosur seriozisht në rrezik pjesëmarrjen e Arsenalit në “Champions League” për sezonin e ardhshëm, ndërsa ka qënë personazhi negativ në atë humbje me rezultatin 2-3 ndaj Kristal Palase.
Mbrojtësi shqiptar bëri një gabim trashanik në golin e dytë të Zahas, pasi nuk e mbrojti ashtu siç duhet topin me trup, duke ia falur realizimin kundërshtarit. Loja mori një tjetër zhvillim dhe Arsenali nuk arriti të dilte me pikë, në një ndeshje ku ishte i dënuar për ta fituar.
Tifozët e Arsenalit nuk shquhen për ndonjë dashuri të madhe për Mustafin, madje gjejnë çdo moment për ta kritikuar atë. Por pas ndeshjes ndaj Kristal Palase, kupa u mbush dhe u tejkaluan të gjitha limitet. Tashmë i quajtur si “lord Mustafi”, tifozët e Arsenalit kanë arritur deri aty sa të ngrenë edhe një peticion në internet, ku kërkojnë burgosjen e lojtarit shqiptar. /Shqiperia.ch/