
Lokomotiva e Zagrebit ka fituar ndaj Istras në përballjen e djeshme me rezultatin 4-1. Trajneri Tomiç i ka besuar 4 lojtarëve shqiptarë në fushë.
Te të përhershmit Uzuni dhe Kastrati, është bashkuar edhe Tuçi. Gjithashtu tekniku i Lokomotivës së Zagrebit i ka besuar edhe futbollistit koplikas, Enis Çokaj. Ky i fundit u dërgua si huazim te Laçi në sezonin e shkuar, ndërsa së fundmi u rikthye sërish në Kroaci.
Në përballjen e djeshme do të ishte një nga më të mirët në fushë. Lirim Kastrati do të shënonte golin e fundit, duke mos e falur mundësinë e artë që iu dha para portës kundërshtare. /Shqiperia.ch/