You are here
Home > Kombëtarja > Lokomotia e Zagrebit bllokon stërvitjen, vetëm lojtarët shqiptarë përjashtohen nga rregulli

Lokomotia e Zagrebit bllokon stërvitjen, vetëm lojtarët shqiptarë përjashtohen nga rregulli

Në Kroaci kemi të njëjtën gjendje ashtu si edhe në Shqipëri, me një numër thuajse të njëjtë të të prekurve nga Koronavirusi. Ekipi i shumë lojtarëve shqiptarë, Lokomotiva e Zagrebit, ka kryer sot edhe stërvitjen e fundit deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë të vetmit që do të jenë në fushën stërvitore të ekipit kroat, janë futbollistët me origjinë shqiptare. Këtë e ka thënë për “Sport Ekspres” futbollisti i talentuar i Shqipërisë U-21 dhe Lokomotivës, Enis Cokaj.

Kjo ka ardhur si një ide e cila gjeti mbështetjen e të tjerëve nga Myrto Uzuni. Në këtë mënyrë këta lojtarë do të jenë gati për rifillimin e kampionatit dhe në gjendje më të mirë se të tjerët, që izolimi do t’i mbrojë më shumë nga virusi, por në mënyrë të pashmangshme do të bien edhe fizikisht për mungesën e stërvitjes.

“Deri më sot kemi pasur stërvitje, por tani e kemi një javë pushim. Na kanë thënë që të rrimë në shtëpi, të mos dalim në kafene dhe ristorante. Por për ne nuk është diferencë e madhe sepse edhe ditët e tjera kështu kemi qënë, stërvitje-shtëpi. Ne shqiptarët kemi marrë bazën materiale, topa, rroba për stërvitje dhe ta bëjmë në mënyrë individuale.

Ishte një ide që e dha Uzuni që të stërvitemi dhe ramë dakort, që të mos biem dhe të ngelim prapa me fizikun. Një mesazh për të gjithë njerëzit që ndodhen në Shqipëri është që të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të qendrojmë në shtëpi, vetëm kështu mund ta kalojmë shpejtë këtë pandemi”, ka thënë Cokaj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top