Një reagim tërësisht të veçantë ka bërë lojtari i Skënderbeut, Bruno Dita, sa i përket momentit të vështirë që po kalon Shqipëria në këto ditë. Duke parë sensibilizimin e madh që ka ardhur nga ana e vëllezërve në Kosovë, por edhe nga gjithë Europa, Dita ka shkruar në “Instagram”:
“Kosovarëve që ua shesim ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë, nuk pyetën dy herë për t’u futur në rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që ne i “urrejmë” me shpirt u gjenden të parët dhe të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë, italianët që ishin racista janë aty. Serbët, kroatët dhe rumunët janë aty, siç duhet të jenë kur miku ka vështirësi”, shkruan Dita.