Ardian Ismajli ishte një nga futbollistët më të kërkuar nga ana e trajnerit Panuçi në kohët e fundit. E kjo jo më kot, pasi flasim për një talent të vërtetë dhe një “digë” që nuk thyhet asnjëherë në prapavijë.
Megjithatë vetë futbollisti përpara disa kohësh u shpreh se do të vazhdonte me Kosovën, atje ku u bë edhe kapiteni i U-21. Por shpërfillja e teknikut Shaland në drejtim të këtij lojtari, ka bërë që vetë futbollisti të ndërroi mendje mbi zgjedhjen e tij.
Teksa Shaland e ftoi për takimin ndaj Ishujt Faroe, Ismajli e refuzoi ftesën për t’iu bashkuar Kosovës, pasi e kërkonte atë që në fillim dhe jo atëherë kur “dardanët” ishin keq për lojtarë.
Tashmë sinjalet e largimit nga Kosova dhe një afrimi të mundshëm me Shqipërinë vazhdojnë e shtohen. Kështu, një tifoz dardanas ka komentuar në “Instagramin” e futbollistit, duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për një lojtarë të tillë dhe nuk ka mbetur në duart e tij, pasi ka shumë të tjerë. Përgjigja e Ismajlit? Një e qeshur ironike, që nuk ka fund. /Shqiperia.ch/