
Lojtari i New York, Henry Hysenagolli ka zgjedhur t’i bashkohet Shqipërisë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi, që njofton largimin e Hysenagollit për ndeshjet që kanë kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede ndaj Maqedonisë në fundin e prillit.
Me një vlerësim dhe krenari të jashtëzakonshme, ka folur edhe drejtuesi sportiv, Marko Balsamo: “Ne jemi kaq shumë të lumtur dhe krenar për Henrin. Ai punon shumë në stërvitje dhe është profesionist i vërtetë. Mundësi e mirë për të që të përfaqësoj Shqipërinë. Në fushë është shumë i qetë dhe ka natyrë e liderit.
Sigurisht që kënaqësinë që ta jep Kombëtarja, jam i sigurt se lojtari do e kujtojë për gjithë jetën. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kur dëgjuam se Henri do u bashkohej, ishte një krenari e veçantë edhe për ne”, ka thënë Balsamo. /Shqiperia.ch/