
Islanda arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Shqipërisë, duke marrë tre pikë, pa dhënë shumë në fushën e lojës. Kuqezinjtë ishin ata që dominuan, por një episod vulosi gjithë fatin e takimit.
Për më tepër, kishte edhe një penallti të mohuar në favor të Shqipërisë. Gjithsesi edhe islandezët janë të irrituar me gjyqtarin, më saktësisht lojtari i Evertonit, Gylfi Sigurdson.
Në sekondat e fundit të lojës islandezët kanë nxjerrë topin jashtë, duke supozuar për një dëmtim të një prej lojtarëve të tyre, thjeshtë për të fituar kohën. Shqipëria nuk e dorëzoi topin duke parë kohën, për të provuar edhe shansin e fundit.
“Nuk ishte shumë mirë. Ky ishte një gjykim skocez dhe ata lejojnë më shumë nga çfarë duhet”. Sa i përket rastit të “Fair-Playit” të munguar, Sigurdson u shpreh: “Ti pret që topi të dalë jashtë. Unë isha në tokë dhe ne e nxorrëm topin jashtë. Kështu ishte”, tha lojtari i Evertonit duke shfrenuar disi fantazinë dhe duke kërkuar që Shqipëria të dorëzonte vetê edhe shansin e fundit. /Shqiperia.ch/