You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtari i Hamburgut aplikon për t’iu bashkuar Kosovës, do të jetë gati ndaj Anglisë

Lojtari i Hamburgut aplikon për t’iu bashkuar Kosovës, do të jetë gati ndaj Anglisë

Erolind Krasniqi do të jetë futbollisti i rradhës që pritet t’i bashkohet dardanëve U-21, së bashku me Arton Zekajn që ka braktisur të rinjtë e Serbisë. Krasniqi luan me të rinjtë e Hamburgut, ndërsa roli në fushën e lojës është ai i mesfushorit sulmues.

Futbollisti 19-vjeçar ka bërë gati dokumentacionin, ndërsa sipas asaj që raporton “Gazeta Express”, do të jetë gati për ndeshjen e Kosovës U-21 që do të ketë në shtator, që është ajo e prestigjit ndaj Anglisë.

“Erolindi ka aplikuar sot për shtetësi të Kosovës. Tani i është lejuar nga komuna e Hamburgut dhe Gjermania që t’i ketë dy shtetësi. Po mundohemi që ta kompletojmë dokumentacionin, në mënyrë që ta kemi gati për ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga shtatori. Për ndeshjet e qershorit është e pamundur”, ka thënë menaxheri i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Zgjim Sojeva. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top