You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtari bëhet nga klubi, jo nga përfaqësuesja! Rashica dhe 4 minutat “e shëmtuara” të Verderit

Lojtari bëhet nga klubi, jo nga përfaqësuesja! Rashica dhe 4 minutat “e shëmtuara” të Verderit

Vetëm e merituar që nuk mund të quhet kjo situatë për Milot Rashicën, teksa duke marrë për bazë aftësitë dhe potencialin që ai mbart në vete, duhej të ishte një titullar i padiskutueshëm në Gjermani.

Por situata që përsëritet në klubin e Bundesligës është gjithmonë e njëjta, disa minuta të shëmtuara në fundin e ndeshjes, sa për të thënë që Miloti ishte në fushë dhe asgjë tjetër për t’u përmendur. Kështu dhe në ditën e sotme. Mouncheglabad po fitonte me rezultatin 1-3, ndërsa Rashica aktivizohet në minutën e 86, sigurisht, sa për të plotësuar numrin e zëvendësimeve të kryera.

Një lojtar e ka të pamundur të lërë gjurmë në këtë mënyrë, sado i talentuar të jetë. Tashmë është koha e pushimeve të përfaqësueseve, por një gjë është e qartë, lojtar bëhesh nga klubi. Verderi nuk po i jep besimin e duhur Rashicës, që edhe pasi i magjepsi të gjithë me atë kryevepër ndaj Ishujve Faroe, nuk arriti të bind trajnerin e tij në Gjermani.

Duke parë këtë situatë, me shumë mundësi Rashica mund të shoh largimin drejt një tjetër klubi në janar, pasi asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk e ka pranuar paktin me stolin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top