You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtarët zgjedhin Shqipërinë dhe Zvicrën? Shaland: Ne duhet të jetojmë me këtë fakt!

Lojtarët zgjedhin Shqipërinë dhe Zvicrën? Shaland: Ne duhet të jetojmë me këtë fakt!

Ditën e sotme Kosova luan një sfidë shumë vendimtare përsa i përket ecurisë së saj në “Ligën e Kombeve”. Dardanasit do të kenë një transfertë disi të lehtë në letër, por ndryshe nga çfarë mund të mendohet, Shaland e vlerson shumë skuadrën e Maltës.

Në ditën e djeshme, numri një i pankinës së Kosovës, Shaland, ka dalë në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Maltës. Ai ka theksuar se Kosova e tij do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv, pasi Malta është një skuadër shumë e fortë.

Gjithashtu për lojtarët e larguar nga përfaqësuesja e Kosovës, ai është shprehur se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak te lojtarët e tij. Ai shton se çdokush ka të drejtë të bëjë zgjedhjen se me kë Kombëtare do që të luajë.

“Do të bëjmë sprintin final në këtë kompeticion të “Europa Ligë”. Përpara fillimit të kësaj gare kemi menduar që mund të jemi të parët, por tashmë që po e provojmë është shumë ndjesi e bukur. Ndeshja ndaj Maltës do të jetë e vështirë dhe pse kemi bërë një punë të mirë. Skuadra e Maltës është e forte, por ne na duhet të bëjmë detyrën dhe të mos gabojmë.

Muriç ka një potencial të madh për të.  Nuk do ta them tani dhe nuk e tregoj asnjëherë formacionin më herët, madje as lojtarët nuk e dinë. Ai është një portier që ka një të ardhme të ndritur, pasi dhe Pep Guardiola nuk mban në skuadrën e tij lojtarë me aftësi jo të mira. Lojtarët që janë larguar në Kombëtare të tjera  nuk ka krijuar asnjë impakt brenda grupit. Nga Kosova duhet të vendosin se për kë do të luajnë.  Ne duhet të mësohemi të jetojmë me një fakt , pasi shumë lojtarë kosovarë(shqiptarë të Kosovës) luajnë me Shqipërinë, Zvicrën, Gjermaninë, apo me ndonjë Kombëtare tjetër. Ne duhet t’i afrojmë këta futbollistë  sidomos lojtarët me potencial që janë nga shteti i Kosovës, që të mos e braktisin përfaqësuesen e tyre.

Për mua fakti që kam pranuar të drejtoj Kosovën, është se kam besuar tek potenciali i lojtarëve të Kosovës. Në fillim nuk e kemi patur synim të merrnim një kualifikim nëpërmjet “Ligës së Kombeve”, por tani ne kemi të drejtë ta bëjë këtë pasi jemi në vendin e parë”, ka përfunduar trajneri i dardanasve, Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top