Kroacia ka një futboll model sa i përket mënyrës sesi funksionojnë klubet dhe prodhimeve të lojtarëve që dalin prej andej. Shpeshherë kemi parë që futbollistët më në zë, e që aktivizohen në elitën e futbollit europian, ta kenë nisur pikërisht nga ky vend ballkanik.
Por kur flitet për tifozët, Kroacia nuk është një shembull i mirë për t’u kopjuar. Në shumicën e ndeshjeve të kampionatit kroat, haset një stadium thuajse i boshatisur, me tifozët e vetëm që shkojnë dhe frekuentojnë ndeshjet, të cilët nuk mund të konsiderohen edhe aq të thjeshtë.
Për të bërë një pasqyrim më të mirë, ka menduar prestigjozja BBC, teksa nëpërmjet një gazetari të saj ka ndjekur më nga afër derbin e zjarrtë mes Hajdukut të Spliti dhe Dinamos së Zagrebit. Ky ishte edhe një derbi shqiptarësh, pasi nga njëra anë u aktivizua nga minuta e parë Ismajli, e nga tjera Rrahmani.
“Kroacia ishte një vend normal, ku shumë njerëz shpërnguleshin drejt kryqeqytetit për punë apo studime. Në stadium kishte vetëm flakë dhe stola që digjeshin, por për të gjithë kjo konsiderohej si një gjë normale. Ishte vetëm një mirëseardhje në atë derbi të zjarrtë. Ndërsa kultura e duartrokitjeve për nivelin që tregohej në fushën e lojës, nuk kishte hyrë aspak në këtë vend”, shprehet gazetari i BBC, Danijel Stori, si për të pasqyruar gjithçka përjetoi në Kroaci. /Shqiperia.ch/