You are here
Home > Futboll Bota > Lojtarët e Arsenalit me flamujt e shteteve të tyre, Xhaka eviton përplasjet dhe nuk zgjedh asgjë

Lojtarët e Arsenalit me flamujt e shteteve të tyre, Xhaka eviton përplasjet dhe nuk zgjedh asgjë

Futbollistët e Arsenalit e kanë gjetur një mënyrë për të kaluar kohën sa më mirë në shoqërinë e njëri-tjetrin, duke dalë disi nga rutina e të luajturit futboll. Ata kanë luajtur paintball, së bashku me trajnerin, Emeri.

Ashtu siç e do edhe zakoni i lojës, shumë prej futbollistëve kanë mbajtur në dorë flamujt e shteteve që ata i përkasin. E nëse nuk ishte flamur i shplasour, me siguri që në krahë e kishin gjetur mënyrën për të treguar simbolin se prej nga vinin.

Një situatë e tillë rezulton e pakëndshme për Granit Xhakën. Për të evituar përplasjet dhe pakënaqësitë aspak të nevojshme, mesfushori me origjinë shqiptare e që përfaqëson Zvicrën, ka zgjedhur të mos mbajë asnjë flamur. Sigurisht, nëse do të kishte zgjedhur njërin prej tyre, nga ana tjetër do të kishin nisur ofendimet e shumta ashtu siç kanë ndodhur shpesh në kohët e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top