You are here
Home > Futboll Bota > Lojtarë që i merr era! Tjetër rast flagrant, mbrojtësi lë Shqipërinë për Greqinë

Lojtarë që i merr era! Tjetër rast flagrant, mbrojtësi lë Shqipërinë për Greqinë

Pas rastit të Durmishajt dhe Vrushajt, është një tjetër futbollist që ka braktisur kuqezinjtë për t’iu bashkuar Greqisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Saranda, Leonidas Rosi, që ishte i gjendur në listën e Shpresave të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, lojtari i Apollon Smirnis ishte pjesë edhe e U-21 të helenëve. Në kushte të tilla, Leonidas vendosi t’i bashkohej Greqisë, duke u larguar përfundimisht nga Shqipëria. Vendimin do e bënte publik FSHF, duke njoftuar faktin se trajneri Bushi ka marrë kontakt nga babai i lojtarit në fjalë, që i ka shprehur ndryshimin e vendimit mbi lojtarin.

“Mbrojtësit Leonidas Rossi i është dërguar ftesë zyrtare nga trajneri Alban Bushi për grumbullimin duke e pranuar këtë ftesë. Ditën e djeshme lojtari është njohur me listën e shpallur nga U-21 e Greqisë dhe ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë. Trajneri Bushi ka marrë kontakt me babanë e lojtarit i cili është shprehur se qëndrimi tyre ka ndryshuar dhe lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top