You are here
Home > Kombëtarja > Mëkat! E pamundur të bëhej më tepër, Shqipëria e Bushit dinjitoze ndaj Spanjës

Mëkat! E pamundur të bëhej më tepër, Shqipëria e Bushit dinjitoze ndaj Spanjës

Minutë pas minute

90’+5′ Përfundon takimi. Shqipëria U-21-Spanjë U-21 0-1.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

85′ Ndëshkohemi në fund dhe na braktis arma më e fortë, fati. Mir dhe një devijim dërgojnë Spanjën në avantazh. Shqipëri-Spanjë U-21 0-1

82′ Zëvendësim te Shqipëria. Seferi merr vendin e Zekës.

74′ Shqipërinë e ndihmon fati. Një tjetër shtyllë nga Spanja me një goditje dënimi, më pas është Maloku që largon rrezikun.

67′ Bushi kryen zëvendësimin. Mucolli lë fushë dhe debuton Mala, duke marrë vendin e tij.

63′ Spanja vuan ndaj mbrojtjes shqiptare. Disa gjuajtje nga distanca janë të vetmet që vendosin në provë Kastratin.

57′ Fabian Ruiz lëshon një predhë nga distanca, por fatmirësisht Kastrati eviton golin e sigurt.

50′ Mundësia e artë e Shqipërisë. Seferi bën gjithçka i vetëm, nxjerr Vrionin në zonën kundërshtare, por ky i fundit gabon para portierit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Përfundon e para. Shqipëri-Spanjë U-21 0-0.

45′ Mbyllen 45 minutat e para. Ka një minutë shtesë.

40′ Jemi me fat! Fornals i afrohet sërish goli pas një goditje me kokë, por ndalet në shtyllë.

35′ Traversa na shpëton nga goli i disavantazhit, pas një predhe nga distanca të lëshuar nga Karikol.

28′ Seferi bën diferencën në fushën e lojës, së bashku me Vrionin. Rasti më i mirë i kuqezinjve, pasime të bukura nga mesfusha, Seferi shërben bukur për Vrionin brenda zonës, ndërsa ky i fundit gabon me gjuajtjen e tij.

26′ Kuqezinjtë mbyllen në mbrojtje dhe nuk i lënë hapësira kundërshtarit. Nuk rrezikohemi në mbrojtje.

24′ Seferi “i dashuruar me fintet”. Kërkon loj të bukur në fushën e lojës.

23′ Mundësi e mirë për Spanjën për të gjetur avantazhin, por goditja e Fornals kalon ngjitur me traversën.

19′ Momente tensioni në fushë për Vrionin ndaj një mbrojtësi të Spanjës, por ia hedh pa karton.

15′ Minuta që flasin për miqtë, luajnë në gjysmëfushën tonë.

10” Vrioni shoqërohet me ovacionet e publikut teksa niset me shpejtësi nga mesfusha, por ndalet nga mbrojtësit spanjoll.

3′ Vendosemi në vështirësi që në minutat e para, Fornals gjendet pranë zonës tonë, por topin që shkonte drejt portës e devijojnë mbrojtësit tanë.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë kuqezinjtë. Ka edhe një grup të konsiderueshëm tifozësh shqiptarë në stadium, që me brohorima dhe duartrokitje, i japin zemër Shqipërisë që gjatë himnit.

LIVE Shqipëri-Spanja U-21 0-0

Shqipëria: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Kryeziu, Laçi, Bare, Doka, Muçolli, Seferi, Vrioni.

Trajner: Bushi

Spanja: Simon, Lirola, Karikol, Nunjez, Mere, Zubeldia, Fabian RUiz, Soler, Fornals, Ojarzabal, Majoral.

Trajner: De La Fuente

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top