Partizani po ndeshet me Karabakun, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e “Champions League”. Flitet për turin e parë të këtij kompeticioni, ndërsa të kuqtë kërkojnë të marrin maksimumin, për të dalë edhe me fitore nga kjo përballje.
Por objektivi nuk është i lehtë, pasi flitet për një ekip si Karabaku që ka histori me pjesëmarrjet në grupet e “Champions League” dhe “Europa League”. Miqtë kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, ndërsa e vetmja gjë e bukur në këtë fragment ka qënë Jasir Asani. Ky i fundit ishte i vetmi që me driblimet e tij ka shtytur përpara ekipin e Partizanit, për ta risjellë në qendër të vëmendjes çështjen e afrimit te Kombëtarja. /Shqiperia.ch/
LIVE Partizani-Karabak 0-0