
Ditën e sotme trajneri i Shqipëris U-19, Nevil Dede, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar me kuqezinjtë e vegjël. Ajo çka u vu re nga këta emra, është se bie në sy një numër i madh i lojtarëve që janë pjesë tek skuadra e Shkëndisë së Tetovës.
Janë plotë 6 futbollistë të ardhur nga ekipi tetovar që janë përzgjedhur nga Nevil Dede për të qënë pjesë e Kombëtares U-19. Neshat Murati, Atdhe Mazari, Amir Rexhepi, Ron Sinani, Genc Gashi dhe Imran Fetai janë emrat që janë përzgjedhur nga Shkëndija.
Skuadra shqiptare që luan në kampionatin maqedonas ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, ku përveç se është një ekip shqiptar, Shkëndija kontribon më së miri edhe për Kombëtaren duke nxjerrë nga gjiri i saj plot futbollistë që mund të quhen edhe talente të së ardhmes. Mjaftojmë të kujtojmë që me klubin tetovarë, krenohen të gjithë shqiptarët anë e mbanë trojeve, pasi rezultatet që ka arritur ky ekip në rang klubesh, kanë qënë mjaft të larta. /Shqiperia.ch/