Shqipëria do të luajë në datën 17 nëntor, në takimin ndaj Skocisë, që do të jetë dhe e fundit për Ligën e Kombeve, sa i përket kuqezinjve. Djemtë e drejtuar nga Panuçi do të kërkojnë t’i marrin kësaj sfide maksimumin, për të mbyllur me një shije disi të mirë këtë turne.
Në konferencën e sotme për shtyp, ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Sabjen Lila, i cili është shprehur se këto takime do i shërbejnë Kombëtares që lojtarët të jenë më të bashkuar me njëri-tjetrin, duke parë afrimet e shumta të ardhura gjatë kohës së Panuçit.
“Ky kompeticion është si ndeshjet miqësore, në përgatitje të kualifikueseve të Europianit. Tashmë po e njohim gjithmonë e më shumë njëri-tjetrin. Sigurisht që ne e pamë si një mundësi të mirë për të shkuar më tej, por duke parë që e kemi të pamundur, të paktën të na kenë shërbyer për t’u bashkuar si grup.
Ne nuk marrim lehtë asnjë kundërshtar, pasi e kemi pësuar edhe nga ekipe modeste. Në ekipin tonë nuk ka kualitet të madh, vetëm nëse jemi bashkë, atëherë jemi të fortë. Kur ndërrohen lojtarët është e vështirë për ne, që të njihemi me shokun e skuadrës. Gjithsesi, këto janë vendimet e trajnerit dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një formacion stabël. Goli është dhe pak fat, Balaj ka humbur shumë raste për mungesë të fatit. Mendoj se pas kësaj fitore, nëse e arrijmë, gjithçka do të jenë në vijë”, u shpreh Lilaj. /Shqiperia.ch/