You are here
Home > Kombëtarja > Lila: Shqipëria në Europian ndërroi nivelin, nëse japim më të mirën nuk na mposht askush

Lila: Shqipëria në Europian ndërroi nivelin, nëse japim më të mirën nuk na mposht askush

Shqipëria do të ketë dy ndeshje në muajin nëntor, teksa do të ndeshet ndaj Skocisë dhe Uellsit. Futbollistët po vazhdojnë përgatitjen e tyre për këto takime, ndërsa kanë nisur edhe konferencat e para në kampin kuqezi.

Një prej futbollistëve që ka dhënë konferencë në ditën e sotme, ishte mbrojtësi Andi Lila, që mendon se nëse Kombëtarja jep më të mirën në fushë, atëherë nuk ka asnjë kundërshtar që e mposht.

“Çdo ndeshje për Kombëtaren është e veçantë. Ne duhet të përgatisim skuadrën për të marrë një rezultat pozitiv. Shpresojmë në një paraqitje të mirë, si ndaj Izraelit, por me rezultat të mirë. Të gjithë lojtarët duhet të tregojnë aftësitë e tyre.

Gjithmonë e kemi dhënë më të mirën nga vetja, duhet të ecim përpara për të parë shanset tona. Kur shkuam në Europian, kemi ndërruar nivelin. Shpirti luftarak duhet të na karakterizojë edhe tani. Nëse japim më të mirën, nuk pyesim për asnjë kundërshtar.

Unë për Shqipërinë luaj në të gjithë pozicionet dhe dëshiroj të jem në fushën e lojës. E rëndësishme është të fitojë skuadra”, u shpreh Lila. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top