You are here
Home > Kombëtarja > Lila i lumtur me shortin: E kemi treguar veten me Francën dhe Turqinë, grupi i mirë për Shqipërinë

Lila i lumtur me shortin: E kemi treguar veten me Francën dhe Turqinë, grupi i mirë për Shqipërinë

Shqipëria do të ndodhet në grupin H për kualifikueset e Europianit, teksa do të ketë Francën, Turqinë dhe Islandën si provën e së vërtetës, për të kërkuar një tjetër histori suksesi si ajo e shkuara.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, që në një prononcim për “Supersport” është shprehur se ky është një grup i mirë për kuqezinjtë. Mbrojtësi i Giannas kthehet pas një kohë, duke kujtuar ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja me kundërshtarët e saj.

“Është një short i mirë, grup i mirë, duke parë që ka skuadra që kemi luajtur edhe më parë. Kemi treguar veten me Francën dhe Turqinë. Kemi bërë ndeshje spektakolare ndaj Francës. Pastaj, Moldavia dhe Andora janë kundërshtarë që duhet t’i mundim, normalisht.

Por, shpresoj të jemi në formë në ndeshjet e marsit, dhe të përsërisim historinë, të shkojmë sërish në Europian, pasi ajo ishte gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një futbollisti. Çfarë iku nga Liga e Kombeve, iku. Tani duhet të shohim përpara. Tani duhet të ndjekim hapat e Euro 2016.” – u shpreh Andi Lila. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top