You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lihen pas më të mirat në Europë, ekipi shqiptar me mbrojtjen më të fortë

Lihen pas më të mirat në Europë, ekipi shqiptar me mbrojtjen më të fortë

Partizani është ekipi shqiptar me mbrojtjen më të mirë në Europë. Si rrallë herë, kemi një ekip shqiptar që rënditet në vendin e parë të Europës, si skuadra që ka pësuar më pak gola në këto 6 javët e parë në kapionat.

Të kuqtë kështu kanë lënë pas ekipe të njohura dhe shumë të mëdha siç janë, Barcelona, Reali i Madridit, Liverpuli, Juventus, etj.  Djemtë e Skënder Gegës, kanë pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje kampionat, dhe atë e kanë pësuar në humbjen e vetme që kanë në kampionat, kundër ekipit të Skënderbeut.

Partizani, pas fitores së djeshme në derbin kundër Tiranës, rënditet në vendin e parë të “Superligës Shqiptare” me një ndeshje më shumë se vendi i dytë që mbahet nga ekipi i Skënderbeut. Më këto ritme “demat e kuq”, duket se kanë rigjetur formën e tyre më të mirë, duke u rikthyer si një ekip pretendet për titullin kampion, që kërkohet me ngulm në kampin e kuq. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top