Më shumë jehonë sesa vetë rezultati në takimin mes Barcelonës dhe Interit, bëri një lëvizje e re e dalë nga ana e Spaletit, që ia ngarkoi për detyrë mesfushorit Brozoviç.
Ky i fundit, sa herë që do të ketë goditje dënimi në afërsi të zonës, duhet të shtrihet të muri për të bllokuar topat që mund të futen nga poshtë murit mbrojtës, ndërkohë që futbollistët e tjerë kërcejnë që topi të mos përfundojë në rrjetë.
Një zgjidhje ideale kjo që ndaj katalanasve dha menjëherë efekt, pasi Mesi do të bllokohej në këtë mënyrë nga ana e Brozoviç. Megjithatë, një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në mbrëmjen e djeshme, në takimin ku ishte protagonist edhe Thomas Strakosha.
Nga një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare për Lacion, Brozoviç ka bërë lëvizjen e tij që tashmë mund ta quajmë të zakonshme, e cila ka emër emërtimin edhe si lëvizja e krokodilit. E megjithatë, në kishte rast nuk ishte e nevojshme sepse kordinimi i Kataldit ishte për t’u harruar. /Shqiperia.ch/