You are here
Home > Kryefaqja > “Lërini arbitrat, shikoni të luani”! Kështu Gega fitoi titullin në Shqipëri, me frymën europiane

“Lërini arbitrat, shikoni të luani”! Kështu Gega fitoi titullin në Shqipëri, me frymën europiane

Partizani kishte aq shumë vite pa e fituar Superioren, aqsa edhe kur gjendej shumë pranë saj, tifozët prisnin që një gabim të skuadrës, për të përfunduar si në skenaret e viteve të fundit. Por këtë herë nuk kishte llogjikë, pasi ishte faqe tjetër e historisë.

Sigurisht, suksese të tilla e kanë gjithmonë një shpjegim. Si arriti Partizani të fitonte titullin kampion? Le të shohim pak nga trajneri i saj, që më parë ka drejtuar edhe Shqipërinë U-21. Bëhet fjalë për Skënder Gegën, që sapo erdhi te Partizani, futi një frymë dhe model europiane.

“Le t’i lëmë arbitrat, mos u merrni për asnjë moment me ta. Shikoni vetëm të luani në fushë”, ishte kjo kryefjala e trajnerit të Partizanit, për të sjellë edhe formulën e suksesit. Kjo pasi në Shqipëri jemi mësuar rëndomtë dhe në mënyrë qesharake, sesi trajnerët fajësojnë fushën, motin dhe gjithçka tjetër, vetëm për të justifikuar humbjen e pësuar.

Gabimet janë njerëzore dhe vendime jo të drejta ndjekin edhe futbollin europian, jo vetëm atë shqiptar. Por një skuadër e cila hidhet e gjitha në sulm për të drejtuar gishtin te fajtorët e humbjes jashtë fushës së blertë, e tregon më së miri dobësinë. Këtë Partizani nuk e bëri për asnjë sekondë të vetme në kampionat, duke e merituar edhe titullin kampion të Superiores. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top