You are here
Home > Futboll Bota > Lenjani tregon sjelljen e Salas edhe me Canën: Na thoshte gjithmonë…”Albaniaaa, Vamos”

Lenjani tregon sjelljen e Salas edhe me Canën: Na thoshte gjithmonë…”Albaniaaa, Vamos”

Një tragjedi e vërtetë ajo e Emiliano Sala që ka ndodhur në muajin e shkuar, teksa udhëtimi i tij për t’u transferuar me ekipin e ri në Uells, te Kardifi, rezultoi fatal.

Avioni u përmbyt, ndërsa futbollistë të shumtë europianë që kanë luajtur ose jo me Salan, janë tronditur nga ngjarja. Mes tyre futen edhe Lorik Cana e Ermir Lenjani, dy futbollistët shqiptarë që kanë luajtur me të kur ishin pjesë e Nantes.

Në një intervistë dhënë për “Gazeta Express”, Lenjani ka rrëfyer të kaluarën e tij, kur stërvitej me këtë lojtar që u përfshi në tragjedinë më të madhe të futbollit europian.

“Emiliano ka qenë luftëtar i madh. Ai ka qenë një person shumë i ëmbël në çdo bisedë me mua dhe shokët tjerë të ekipit. Në dy vitet e fundit pati sukses në Nantes dhe arriti të transferohet në Cardiff, duke e realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier Ligë.

Kur kemi shkuar unë dhe pastaj Lorik Cana në Nantes nuk kemi pasur nevojë t’i tregojmë se prej nga jemi dhe që luajmë për Kombëtaren e Shqipërisë. Në seancat stërvitore thoshte “Albaniaaa, Vamos”. Ishte punëtor i madh në stërvitje dhe në ndeshje. Ishte person shumë pozitiv. Dilnim me të, rrinim me të dhe me shokë tjerë të ekipit”, u shpreh Lenjani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top