
Kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, ka dhënë një deklaratë vërtet interesante duke folur për dashurinë “e shtirur” që kanë shpeshherë lojtarët për ekipet ku bëjnë pjesë. Madje në transferimet e fundit që po ndodhin, futbollistët puthin stemën e fanellës ende pa bërë një ndeshje debutuese.
Futbollisti i ekipit nga Bergamo shprehet se një këshillë ua jep gjithmonë futbollistëve më të rinjë te Atalanta, ku përfshihet edhe Gjimshiti, se asnjëherë nuk duhet të puthin fanellën dhe të flasin për “shtëpi”.
“Tani u mësoj më të rinjëve të mos thonë kurrë që “Kjo është shtëpia ime”. Sepse këtë ju nuk e dini kurrë. Ndoshta mund të grindeni me trajnerin, me presidentin. Nuk mund të premtoj që do të vesh përgjithmonë këtë fanellë, prandaj unë zgjedh që të mos e puth atë”, ka thënë Papu. /Shqiperia.ch/