Një moment që tërhoqi vëmendjen në stadiumin e Vlorës, gjatë takimit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ishte ai i ndodhur gjatë pjesës së dytë. Kamerat kanë fokusuar për një moment, tifozin më të veçantë që gjendej në tribunë.
Një fëmijë i vogël, i cili i menduar qëndronte te rrethimi i stadiumit. Pavarësisht moshës, gjinisë e çfarëdo dallimeve të tjera që mund të ekzistojnë, futbolli ka lindur për t’i thyer ato. Në këtë sport pasioni është ai që mbizotëron gjithmonë, ndërsa për gjithkënd që mendon se e gjitha kjo që ne përjetojmë e shohim është një humbje kohe, atëherë duhet të ndryshojnë mendjen pas kësaj foto. /Shqipëria.ch/