
Legjenda Ferguson në librin e tij autobiografik, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ish-futbollistit të Manchester United, Nemanja Vidiç.
I marrë nga Spartaku i Moskës për shtatë milionë paund, mbrojtës serb do i bënte menjëherë vend vetes në ekipin e njohur anglez. Ajo që Ferguson ka veçuar e dalluar në sytë e këtij futbollisti, ka qenë dëshira e tij për t’iu bashkuar luftës së Kosovës.
“Vidiç ishte një djalë i rreptë dhe pa kompromis. Ai më erdhi në skuadër dhe tha se mund të ftohet në ushtri. Kur unë u shqetësova për atë që ai po mendonte, vendosi që të largonte idenë nga mendja për t’iu bashkangjitur një lufte të mundshme në Kosovës”, shkruhet nga autobiografin e këtij trajneri. /Shqiperia.ch/