
Legjenda e Norvegjisë, Riise ka folur me fjalë të mëdha për trajnerin e Shqipërisë, Panuçi. Lojtari ka luajtur për shumë ekipe të mëdha në Europë, mes të cilave me Liverpulin dhe Romën. Tek këta të fundit, Riise ka luajtur edhe me teknikun që drejton aktualisht kombëtaren shqiptare.
Në një intervistë për “Football Italia”, lojtari që u bë aq shumë i njohur sidomos pas paraqitjeve në “Premier League”, është shprehur se Panuçi ishte një futbollist me personalitet të madh. Gjithashtu norvegjezi ka folur edhe për anën tjetër të italianit:
“Çfarë legjende ishte Panuçi, çfarë lojtari. Ai kishte personalitet. Më ka dhënë pasimin për golin e parë me Romën kundër Interit, pa e parë fare topin. Një karakter të veçantë tregonte dhe në dhomat e zhveshjes. Në fushë kishte aq shumë njohuri. Nuk kthehej kurrë pas, fliste aq shumë dhe di shumë për futbollin.
Unë qeshja me të sepse ai fliste shumë gjëra që nuk kishin kuptim. Por mua kjo më shijonte dhe kam mësuar shumë nga Panuçi, sesi të bëhem profesionist në këtë fushë të sportit”, u shpreh Riise. /Shqiperia.ch/