Legjenda e kikboksit botëror, Gokhan Saki, ka mbërritur në Maqedoni për projektet e së ardhmes. Jo vetëm një vizitë turistike kjo e ish-kampionit të botës në organizatën e njohur “Glory”, por ku është diskutuar për disa çështje të rëndësishme.
Në qytetin e Shkupit, Saki ka biseduar me menaxherin shqiptar, Evren Dalipi. “Shqiperia.ch” mëson se në këtë takim është folur për bashkpunime dhe seminare ndërkombëtare, që në të ardhmen të ketë edhe disa organizime eventesh në këtë sport. Nè eventet që do të organizohen nga menaxheri shkupjan, legjenda e kikboksit do të jetë i ftuar special.
Një mundësi e madhe kjo edhe sportistët shqiptar, pasi emri i sportistit turk është me peshë në këtë arenë, ndërsa së fundmi i është bashkangjitur edhe UFC-së. /Shqiperia.ch/