
Romelo Lukaku ishte padyshim goditja më e madhe në merkaton e Interit. Pritshmëritë e tifozëve janë të mëdha nga ky lojtar, ndërsa kanë shpërthyer edhe polemikat e para.
Legjenda e Manchester United, Gary Neville, shprehet se sulmuesi në fjalë ka një shtim të tepruar në peshë. Madje e konsideron jo profesionalizmin edhe si një sëmundje ngjitëse, duke e paralajmëruar për të ardhmen: “E ka pranuar se ka qënë mbipeshë. Ai ka qënë lojtar i Manchester United. Do të bëj gola dhe mirë te Interi, por jo profesionalizmi është ngjitëse”, ka reaguar Neville në Twitter. /Shqiperia.ch/