Meritan Shabani është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në Gjermani. Duket se 19 vjeçari nuk po përfillet nga skuadra e parë kur për të po flitet kaq shumë, por edhe kjo e ka një arsye. Ish-mbrojtësi i Bayern, Michael Tarnat, ka shpjeguar situatën e Shabanit por edhe të lojtarëve të tjerë të rinj në rradhët kampionëve gjerman.
“Shabani një Muller i ri? Bayerni i merr gjërat seriozisht. Drejtori Salihamidzic i ka ofruar kontrata profesionale shumë lojtarëve të rinj pasi beson shumë në ta. Mund të thuhet se një Muller i ri po vij. Problemi është se te Bayerni ka gjithmonë presion për të fituar tituj, sidomos Ligën e Kampionëve dhe kjo është e vështirë për talented. Që nga koha kur i kam trajnuar unë, e di se në klub ka shumë lojtarë të talentuar si Shabani e Mai të cilët kanë të ardhme të ndritur”, ka thënë Tarnat
Nga prononcimi i legjendës bavareze për “online.de” kuptohet që Bayern nuk është një skuadër eksperimentesh dhe se për talentet e ardhmja premtohet në një moshë kur ata nuk quhen të tillë. Meritan Shabani i ka dhënë tashmë provat në sytë e gjermanëve, e vetmja gjë që 19 vjeçari duhet të pres është koha. Në një moshë më të rritur kur dhe eksperienca të flas për të, atëherë vërtet Bayern do ta ketë një “Muller” të ri./Shqiperia.ch/