You are here
Home > Futboll Bota > Legjenda Cana frymëzoi edhe mesfushorin serb, me të njëjtën mënyrë festimi të Kupës

Legjenda Cana frymëzoi edhe mesfushorin serb, me të njëjtën mënyrë festimi të Kupës

Lacio arriti të fitonte Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Atalantës në shifrat 2-0. Ekipi kryeqytetas shpëtoi sezonin pas asaj finale të fituar, pasi gjithçka tjetër është për t’u harruar sa i përket kampionatit.

Në rastin e festës së futbollistëve të Lacios, këtë herë ishte mesfushori serb, Milinkoviç-Saviç, që zgjodhi të bënte të njëjtin veprim si Lorik Cana dikur. Heroi i ndeshjes ndaj Atalantës që shënoi menjëherë pas hyrjes në fushë, zgjodhi të mbante shqiponjën në dorë, që është simboli i klubit të Lacios për të vrapuar te tifozët. Por si gjithmonë, njeriu që frymëzon është Lorik Cana, madje edhe përtej tifozëve apo lojtarëve shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top