You are here
Home > Kryefaqja > Ledian Memushaj, një “diell” që po perëndon përpara kohe

Ledian Memushaj, një “diell” që po perëndon përpara kohe

Nuk dëshirojmë ta dëgjojmë apo konstatojmë këtë gjë, por duhet pranuar, performanca e Ledianit ka nisur tatëpjetën.

Një njeri luftarak, punëtor, krijues por mbi të gjitha kokëulur nuk mjaftojnë për ta mbajtur Memushaj në tonus deri tani, teksa mosha e tij e ka rrumbullakosur “prefiksin tre”.

I tejlodhur që pa nisur ndeshja ende mirë, asnjë lloj ideje për të krijuar diçka ashtu si gjithmonë ai bënte, i lexueshëm dhe shpeshherë i ngadaltë deri në prishjen e aksionit.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për moshën apo për ekipin ku ai gjendet në Serinë A, Beneventon, por për Memushaj ndeshja ndaj Italisë bëhet një tjetër e rradhës ku vlonjati nuk është gjëkundi.

Pas këtyre ndeshjeve të fundit Memushaj ka një betejë me vetveten në Seria A, për të qënë pjesë serioze e eleminatoreve në europianin e ardhshmëm, kështu është thuajse e pamundur.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top