You are here
Home > Futboll Bota > Lë mbrapa emra si Gatuzo dhe Spaleti, italianët nxjerrin në treg De Biazin falë Shqipërisë

Lë mbrapa emra si Gatuzo dhe Spaleti, italianët nxjerrin në treg De Biazin falë Shqipërisë

Një arritje historike ishte ajo e De Biazit me Shqipërinë, teksa do të provonim shijen e Europianit në Francë. Kuqezinjtë do të vazhdonin t’i bënin krenar tifozët me paraqitjet e tyre, duke i shkuar fare pranë edhe kalimit nga grupi.

Pas asaj aventure nuk ka asgjë për t’u mbajtur shënim nga tekniku italian, që do të shkarkohej nga Alaveshi brenda pak kohe. Ndërkohë “Sport Sky” ka publikuar një listë me trajnerët të papunë të momentit, duke e përmendur De Biazin te kryesorët.

Ish-trajneri i Shqipërisë gjendej i 3-ti në listë, duke u lënë pas vetëm nga Murinjo dhe Venger. Duke përmendur pikërisht atë arritje me Kombëtaren kuqezi, De Biazi ishte mbi trajnerët e njohur si Ranieri, Gatuzo dhe Spaleti. /Shqiperia.ch/

Lista e plotë e “Sport Sky” (Klikoni këtu)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top