
Meritan Shabani e ka lënë ekipin e parë të Bajernit pasi është stërvitur me ta dhe grumbulluar në “Champions”, për t’iu bashkuar të rinjëve.
Vendimtar në të gjitha rastet me ekipin e Bayern U23, futbollisti shqiptar ka shënuar ndaj Illertissen. Bavarezët e vegjël kanë fituar me rezultatin 2-0, ndërkohë që kishin tre ndeshje pa fituar. Tashmë kjo seri rezultatesh negative ka marrë fund, falë golave të Shabanit dhe Wooyeong.
Për të parë golin e parë të takimit, 650 tifozët e pranishëm në stadium, kanë pritur rreth 66 minuta. Ndërkohë që tre minuta më vonë, do të ishte Wooyeong Jeong që do të vendoste edhe historikun e takimit. /Shqiperia.ch/