Merkatoja e verës po hyn në ditët më të nxehta të saj. Kur kanë mbetur edhe pak ditë, drejtuesit sportiv po mundohen të mbyllin transferimet e fundit. Së fundmi skuadra e Romës është interesuar për Nikola Kalinic. Ish-sulmuesi i Milanit shihet si lojtari perfekt për një dyshe me Dzekon në majën e sulmit romak.
Por në të njejtin radar, për lojtarin kroat, është shfaqur edhe Igli Tare.Drejori sportiv i Lazios “vuan” për një sulmues, pasi Imobile është i vetëm në repartin ofensiv. Felipe Caicedo është i dëmtuar, aq më tepër po përflitet për mosrinovim me sulmuesin nga Ekuadori.
Po ashtu dy afrimeve të reja, Bobby(20) nga të rinjtë e Liverpool dhe Andre (19) nga Salernitana, nuk mund t’u lihet përgjegjësia e sulmit në këtë moshë dhe pa shumë eksperiencë në këmbë. Ndaj sulmuesi aktual i Atl.Madrid duket një opsion i mirë për Lazion. Megjithatë ende nuk ka një ofertë zyrtare te klubi spanjoll për Kalinic, por që sulmuesi nuk e kalon vlerën e 10 milion eurove./Shqiperia.ch/