Një rol të ri ka marrë në ditën e sotme futbollisti i Kombëtares, Liridon Latifi. Ndryshe nga më parë, që ka qenë në krahë të sulmit, ish-lojtari i Skënderbeut këtë herë është provuar në qendër të sulmit.
I suksesshëm mund të quhet si eksperiment, pasi Latifi ka gjetur rrugën e rrjetës. Madje në takimin e zhvilluar për Kupë, ndaj Pentgior, Puskas Akademi ka fituar me një rezultat të thellë. Një triumf me rezultatin e thellë 0-6 që të lë pak për të diskutuar në vazhdimësi.
Tashmë skuadra e Latifit ka kaluar mes 16 më të mirave në Hungari, për të kërkuar një surprizë të mundshme e për të triumfuar në Kupë. /Shqiperia.ch/