E kemi lënë mbrapa takimin ndaj Skocisë, megjithëse me një shije të hidhur pas asaj humbje të thellë. Por kjo histori duhet të lihet mbrapa, e vetmja gjë e bukur ishte krijimi i lidhjeve të miqësisë të reja, atje ku shqiptarët dhe skocezët janë bërë së bashku për të kënduar e defryer, ashtu siç i ka hije dy vendeve të lashta.
Skocia largohet dhe Uellsi afron, tashmë kuqezinjtë bëhen gati për miqësoren e së martës. Një takim miqësor luksi për futbollistët e Kombëtares, të cilët do të ndeshen ndaj Uellsit. Por ashtu si edhe në rastin e fundit, edhe këtë herë pritet që rrugët e Tiranës “të pushtohet” nga tifozët miq.
Sipas burimeve jozyrtare, pritet që në Shqipëri të udhëtojnë rreth 2.000 tifozë të Uellsit, po aq sa ata të Skocisë, për të parë në “Elbasan Arena” takimin miqësor. Një numër i pazakontë ky, teksa kuqezinjtë nuk kanë parë më parë një mbështetje të tillë të kundërshtarit në shtëpinë tonë. /Shqiperia.ch/